Monday, 2024-05-06, 3:00 AM
| RSS
Site menu
Our poll
A po Ju Pelqen Webi
Total of answers: 33
Tag Board
500
Main » 2009 » February » 26 » Lëshim në Microsoft Excel
Lëshim në Microsoft Excel
0:29 AM

Microsoft ka tërhequr vërejtjen edhe për një lëshim të pambuluar të sigurisë në Excel i cili sulmuesit potencial do të mund t’i mundësonte marrjen e kontrollit mbi kompjuterin e përdoruesit.
Problemi lidhet me mundësinë e shkatërrimit të programit Excel falë dosjes së përpunuar përkatëse .xls, duke mundësuar që në kushte të caktuara të ekzekutojë kodin burimor në memorie të kompjuterit.

Të gjitha versionet e reja të Excel për Windows e Mac janë të prekura, mirëpo mund sulmi mund të përdoret vetëm falë dosjeve të krijuara në formatin e vjetër (.xls) derisa formati i ri (.xlsx), i cili ka filluar të zbatohet me paketën Office 2007, është i sigurt.

Microsoft thekson se është duke punuar në një arnim i cili do të duhej të zgjidhte problemin, mirëpo ai do të paraqitet vetëm pasi që të kryhen të gjitha hulumtimet në lidhje me këtë çështje. Në ndërkohë përdoruesve u rekomandohet të kenë kujdes të shtuar gjatë hapjes së dokumenteve të cilat vijnë nga burimet e panjohura.

Kompanitë e pavarura të sigurisë veçmë lajmërojnë se janë zbuluar dosje të përpunuara dashakeqe të cilat tentojnë të shfrytëzojnë këtë lëshim. Mirëpo, në të njëjtën kohë, theksojnë se rreziku tani për tani është i vogël, respektivisht se janë gjetur vetëm një numër i vogël i infeksioneve/tlg/

Views: 829 | Added by: phg-crew | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
News calendar
«  February 2009  »
SuMoTuWeThFrSa
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
Search
Site friends
Statistics

Copyright MyCorp © 2024