Monday, 2024-05-06, 1:00 PM
| RSS
Site menu
Our poll
A po Ju Pelqen Webi
Total of answers: 33
Tag Board
500
Main » 2009 » February » 26 » Acer – plane ambicioze
Acer – plane ambicioze
10:51 AM

Acer – plane ambicioze
Për këtë vit Acer parashikon shitje të mirë të netbookëve - pritet që 25 deri në 30 milionë njësi të shitura të të gjithë prodhuesve.

Pasi që për shitjen e netbookëve ia kanë kaluar edhe prodhuesit Asus, në Acer edhe më tutje parashohin mbajtjen e pozitës udhëheqëse. Sipas përllogaritje të tyre, kompania parasheh se deri në fund të këtij viti globalisht do të shiten 25 deri në 30 milionë njësi të netbookëve nga të gjithë prodhuesit.

Kompania Acer shpreson se nga ky numër 40 deri në 50% do të janë netbookët e saj. Për shkak të mbajtjes së teknologjive të dëshiruara, çmimit të ulët dhe dimensioneve të vogla, kompania nuk do të paraqes modele me diagonale më të mëdha se dhjetë inç. Edhe pse shpresa të mëdha janë bazuar në modelin e ri, Aspire One prej 10-inçësh, modeli 8.9-inçësh edhe më tutje do të mbetet në shitje.

Për vitin e ardhshëm pritet shitja e 40 deri në 45 milionë netbookëve. Sa për krahasim, gjatë vitit të kaluar janë shitur gjithsej 14 milionë kësi laptopë të vegjël.

Views: 837 | Added by: phg-crew | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
News calendar
«  February 2009  »
SuMoTuWeThFrSa
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
Search
Site friends
Statistics

Copyright MyCorp © 2024