Monday, 2024-05-06, 1:19 PM
| RSS
Site menu
Our poll
A po Ju Pelqen Webi
Total of answers: 33
Tag Board
500
Main » 2009 » March » 11 » Thellohet kriza në 2009
Thellohet kriza në 2009
11:17 AM
Uashington - Këtë vit në ekonominë botërore do të përjetohet rritja më e vogël që prej Luftës së Dytë Botërore. Sipas raportit të publikuar nga Banka Botërore, vëllimi tregtar botëror për herë të parë pas 80 vjetësh do të regjistrojë një rënie të kësaj madhësie.

Kjo gjendje do të ndikojë më shumë vendet e Azisë. Sipas raportit, kriza financiare globale në vendet e varfëra dhe në zhvillim e sipër do të shkaktojë defiçite fiskale nga 270 në 700 miliardë dollarë.

Në çdo 4 vende në gjendje të vështirë, njëri do ta kapërcejë krizën ekonomike duke garantuar vende të reja pune. Gjithmonë duke u bazuar në raportin e Bankës Botërore, në krahasim me vitin e kaluar edhe prodhimi industrial botëror do të pakësohet 15%.

Ndërsa norma e rritjes do të realizohet në një nivel të paktën 5% nën potencial. Kjo shifër është më e ulëta që nga Lufta e Dytë Botërore. Banka Botërore theksoi se për eliminimin e borxheve të sektorit publik dhe atij privat si dhe deficitit që buron nga deficiti tregtar me të cilin përballen 129 shtete, krahas institucioneve ndërkombëtare të financës duhet të bëjnë përpjekje edhe qeveritë me sektorin privat.

Sipas raportit, në 94 nga 116 vendet në zhvillim rritja ekonomike bjerë.

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoelik (Robert Zoellick) tha se për t'iu shmangur shqetësimeve sociale dhe politike, ka nevojë për investime në infrastrukturën që do të garantojë mundësi punësimi.

Views: 803 | Added by: phg-crew | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
News calendar
«  March 2009  »
SuMoTuWeThFrSa
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031
Search
Site friends
Statistics

Copyright MyCorp © 2024